Kurban Bajrami, ish-Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët

Shqipëria

Kurban Bajrami, ish-Kryeministri Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 13:26
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtarët muslimanë dhe gjithë shqiptarët, festën e Kurban Bajramit.   

Në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me një foto të tij dhe të bashkëshortes, Berisha e konsideroi Kurban Bajramin, si ditën e mëshirës dhe sakrificës për të Madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.

Ja urimi I plotë I ish-Kryeministrit Berisha

Gezuar Kurban Bajramin, Diten e Meshires dhe Sakrifices!

Te dashur miq, muslimanet shqiptar festojne sot Kurban Bajramin, diten e meshires dhe sakrifices se tyre per te madhin Zot, veten, familjen, vendin dhe kombin e tyre.

Le t’i urojme ne perzemersisht cdo besimtari musliman si dhe mbare shqiptareve, Gezuar kete dite te shenjte dhe t’i lutemi Zotit te pranoje dhe shperbleje me miresi cdo sakrifice e perpjekje te çdo shqiptari! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat