Kasaphana e 97’-s/Njihuni me Gaxhain e frikshëm, rivali i tmerrshëm i Zani Çaushit

Shqipëria

Kasaphana e 97’-s/Njihuni me Gaxhain e frikshëm, rivali i tmerrshëm i Zani Çaushit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 14:07
Banda e Gaxhait

Në trazirat tragjike të vitit 1997, që shkaktuan mbi 3500 të vrarë në vetëm pak muaj, politika dhe krimi shfaqën sheshit aleancën mes tyre.

Në Vlorë, kryeqendrën e rebelimit kundër qeverisjes së PD, Banda e Çoles e drejtuar nga Zani Çaushi, kërkonte kokën e Sali Berishës, dhe ishte rreshtuar hapur pro opozitës së drejtuar nga Partia Socialiste.

Në atë kohë u shfaq Banda e Gaxhait, e drejtuar nga Gazmend Braka, që njihej si mbështetëse e Partisë Demokratike. Përplasja mes tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait.

Në kundërpërgjigje, Gaxhai tentoi të rrëmbente autoblindat e policisë së Vlorës, për të luftuar ndaj Zani Çaushit, po nuk ia arriti, dhe në dalje të komisariatit banda vret pa shkak një efektiv policie.

Nga ajo ditë dhe në muajt që pasuan, Banda e Gaxhait, rrëmbeu dhe ekzekutoi dhjetëra persona që dyshohej se kishin lidhje me Çolet. Por ajo merrej edhe me gjobë-vënie dhe pengmarrje.

Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të të dyja bandave, lufta midis tyre mbaroi. Më shumë se gjysma e pjesëtarëve të bandës së Gaxhait u vranë që në kohën e trazirave, apo më pas kur dolën nga burgu.

Gazmend Braka, u arrestua dhe dënua me burgim të përjetshëm. Në një intervistë të dhënë kohët e fundit nga burgu, Braka është shprehur:Ne ishim viktima të politikës. Më të fortët dhe më të rrezikshmit janë ende jashtë…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat