Referohen në Prokurori 103 raste te ngacmimeve seksuale në 3 muaj, burrat SMS edhe motrave të…..

Shqipëria

Referohen në Prokurori 103 raste te ngacmimeve seksuale në 3 muaj, burrat SMS edhe motrave të…..

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 15:15
Ilustrim

Në 3 muajt e fundit 103 raste janë referuar në Prokurori për ngacmim seksual. Ngacmimi seksual është kthyer në fenomen për shkak të rrjeteve sociale.

Referuar të dhënave të Policisë së Shtetit, Shqiptarja.com sqaron se këtu përfshihen si rastet e ngacmimeve të burrave ndaj vajzave, por edhe ato të ngacmimeve ndaj fëmijëve.

Po ashtu, shumë prej rasteve të referuara i përkasin burrave që kanë ngacmuar përmes rrjeteve sociale fëmijët apo vajzat duke kërkuar favore seksuale. Madje në shumë raste ata përdorin kërcënime apo shantazhe sikur kanë foto nudo të tyre.

Mes rasteve të refruara janë edhe 2 burra të cilët kanë shqetësuar motrat e të dashurave duke i bezdisur me sms.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat