Tirana solidare, Veliaj: Pako në çdo njësi për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit

Shqipëria

Tirana solidare, Veliaj: Pako në çdo njësi për njerëzit në nevojë dhe të moshuarit

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:14
Pamje gjatë aksionit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot pasdite se kolegët e bashkisë së Tiranës në çdo njësi administrative kanë shpërndarë pako te njerëzit në nevojë, të moshuar apo të sëmurë.

Kryetari i bashkisë Veliaj shprehet se “kolegët e bashkisë Tiranë në çdo njësi administrative u siguruan që çdo familje në nevojë, të moshuar apo të sëmurë të kishin pakon e Bajramit”.

Po ashtu Veliaj ka vënë theksin te solidariteti i Tiranës dhe veprimet konkrete në shërbim të njerëzve, sesa te statuset e pavlerë në rrjete sociale.

“Në Tiranë besojmë se solidariteti me vepra konkrete është më i dobishëm se statuset e sharjet pa bereqet! Tirana Solidare”, shprehet kryetari Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat