Xhaçka: Do të qëndrojmë pranë banorëve të prekur nga tërmeti

Shqipëria

Xhaçka: Do të qëndrojmë pranë banorëve të prekur nga tërmeti

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:32
Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar sot se do të qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga tërmeti I 11 gushtit, ndërsa ka pohuar se ekspertët e bashkisë së Matit nuk po punojnë në ritmin e duhur për vlerësimin e dëmeve.

“Kemi qenë që ditën e parë pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 11 gushtit. Do vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre deri në zgjidhjen përfundimtare të problemeve që shkaktuan lëkundjet e tokës. Edhe pse ekspertët e bashkisë Mat nuk po punojnë me ritmin e duhur për vlerësimin e dëmeve jam e sigurtë që të gjithë bashkë do gjejmë zgjidhjen më të mirë për familjet e prekura”, ka shkruar Xhaçka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat