Shkelje dhe afera korruptive/ Berisha nxjerr mesazhin me emra: Ja se me kë pret gjoba e ryshfete Artan Lame…

Shqipëria

Shkelje dhe afera korruptive/ Berisha nxjerr mesazhin me emra: Ja se me kë pret gjoba e ryshfete Artan Lame…

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:25
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon afera korruptive dhe shkelje në ALUIZNI-n e Tiranës.

Sipas denoncuesit nga kontrolli i Task-Forcës i janë gjetur shkelje zëvendës regjistrueses pranë Hipotekës së Tiranës, Besa Spaho.

Ai thotë se Spaho dhe drejtori i ALUIZNI-t Tiranë Daniel Naço kanë dhënë leje legalizimi duke zhdukur aktin e kualifikimit të dosjeve.

STATUSI I BERISHËS
Ja se me kë pret gjoba e ryshfete Artan Lame!
Lexoni mesazhin e punonjësit dixhital! sb

“Përshëndetje Doktor! Më poshtë po ju informoj: Në drejtorinë e Aluiznit Tirana -Jug nga kontrolli i ngritur nga Task Forca u konstatuan shkelje të mëdha ish- drejtoreshës znj Besa Spaho aktualisht zëvendës regjistruese pranë ZVRPP Tiranë. Kandidate e 28-ta në listën e Tiranës. Shkelja u konstatua edhe për ish-shefin e legalizimeve z.Daniel Naco aktualisht drejtor Aluizni në Tiranë. Kanë dhënë leje legalizimi duke zhdukur aktin e kualifikimit të dosjeve, ne dosje janë gjetur vetëm vetëdeklarimi dhe fotot e objektit pasi dosja është e certifikuar. Të dy këta titullarë sot janë të kallëzuar penalisht nga taske forca. Besa Spaho shkel çdo lloj kondicioni teknike e ligjor kundrejt ryshfeteve që i merr qytetarëve dhe duke i dhënë Artan Lames dhe znj. Brikena Dervishaj. Të dy këta persona qëndrojnë në punë për shkak të kafeve që dërgojnë te shefat e tyre, jo për shkak të meritokracisë .Znj Spaho përpara se të largoheshe nga kjo detyrë për në detyrën e re iu dha urdhër të gjithë specialistëve që të mos ju bindeshin drejtoreshës së re znj. Irma Shtini pasi kish plane për të vendosur sërish Daniel Nacon pasi me të kishte lidhje përtej detyrës shtetërore”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat