Me 175 km/h në Tiranë-Durrës, çfarë ndodhi gjatë natës

Shqipëria

Me 175 km/h në Tiranë-Durrës, çfarë ndodhi gjatë natës

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 08:30
Pamje nga video

Edhe këtë fundjavë, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.

Një 19-vjeçar nga Durrësi është kapur me 175 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, pasi është matur me Radar në një largësi prej 745.3 metrash.

“Shpejtësi që të vret jetën. Mos shpejto të arrish aksidentin”, thotë policia.

Më tej bëhet me dije se 17 leje drejtimi janë pezulluar nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 22.00 të mbrëmjes së të premtes deri në orën 01.20 të datës të mëngjesit të kësaj të shtune, për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.

Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, katër prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative, tre pa siguracion dhe një pa kontroll teknik.

Policia Rrugore e Tiranës thotë se po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranes.

“Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat