Shpërblim për festat e fundvitit/ Ja sa do të marrin pensionistët

Shqipëria

Shpërblim për festat e fundvitit/ Ja sa do të marrin pensionistët

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Qeveria shqiptare ka vendosur që pensionistët të marrin 5 mijë lekë shpërblim, për festat e fundvitit. Lajmi u bë i ditur nga ministri Arben Ahmetaj.

Sipas tij, këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet, me një shifër konkrete.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit, nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese, ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale.

Paketa e solidaritetit është kthyer në standard, dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete, për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat