Me peshore për të blerë librat. Historia e 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimimin e tij

Shqipëria

Me peshore për të blerë librat. Historia e 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimimin e tij

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 16:56
“Vetëm babai punon dhe merr 150 mijë lekë të vjetra. Na dalin vetëm për ujë dhe drita”, tregon Enea.

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare. I tillë është Enea, djali 18-vjeçar që ka 4 vjet që del me peshore në një rrugë të Tiranës për të grumbulluar paratë që i duhen për librat dhe gjithçka tjetër për një vit shkollor.

“Hajde peshore e saktë! 200 lekë”! Me këto fjalë e nis ditën e tij Enea. Çdo mëngjes, në orën 8:00, ai e vendos peshoren tek trotuari para Prokurorisë së Përgjithshme, institucionit hijerëndë.

“Kam filluar të punoj me peshoren në moshën 14-vjeçare. Kisha peshoren e babit në shtëpi dhe nisa punën. Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)”, shprehet 18-vjeçari.

Enea studion në Shkollën Profesionale Elektrike. Nis vitin e tretë në shtator. Banorët tregojnë respekt për adoleshentin që ka gjetur këtë mënyrë për të siguruar lekët e librave.

“Vetëm babai punon dhe merr 150 mijë lekë të vjetra. Na dalin vetëm për ujë dhe drita”, tregon Enea.

Djalit që vuan nga talasemia që në lindje i duhen 15 mijë lekë të vjetra në muaj për ilaçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat