Basha citon Borsellinon: Detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin

Shqipëria

Basha citon Borsellinon: Detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 09:50
Lulzim Basha

‘Pse është detyra jonë të largojmë politikanët e lidhur me krimin?’

Është kreu i PD-së, Lulzim Basha ai i cili ka reaguar sërish në lidhje me vettingun në politikë, të propozuar nga opozita dhe projekt-ligj të dorëzuar në Kuvend.

Duke folur për këtë çështje, Basha ka vendosur që të citojë një prokuror të njohur të antimafias, italianin Paolo Borsellino.

‘Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO!

Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që TË FLAKIN politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla’.

Paolo Borsellino Prokuror Italian i Antimafias.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat