KPK-ja shkarkon Bujar Hotin. E pamundur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Shqipëria

KPK-ja shkarkon Bujar Hotin. E pamundur ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:18
KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra Bujar Hotin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit.

Bujar Hoti nuk kaloi procesin e vetting-ut. Hoti ishte pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak të kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me shkarkimin e prokurorit Bujar Hoti bëhet e pamundur ngritja e KLP-së.

Prokurori Bujar Hoti ka një karrierë të gjatë si prokuror dhe përgjatë një dekade ai ka drejtuar Prokurorinë e Apelit në Durrës. Në vitin 2013, ai u shkarkua nga detyra si drejtues dhe e kundërshtoi vendimin në gjykatë.

Sipas të dhënave deri në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Hoti është rritur me 31 herë, duke kapur vlerën e 24.8 milionë lekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat