Degradon rruga e Shishtavecit, 14 fshatra rrezikojnë te izolohen gjate dimrit

Shqipëria

Degradon rruga e Shishtavecit, 14 fshatra rrezikojnë te izolohen gjate dimrit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 14:46
Pamje nga video

Gropa të mëdha, mure mbrojtëse të shkatërruara, por edhe shembjet që janë bërë në mjaft pjesë të saj. 

Kjo është pamja që të ofron rruga Kukës-Shishtavec në të gjithë gjatësisë.

Mosmirëmbajtja prej kohësh ka bërë që segmentet të veçanta të shkatërrohen. Kryeplaku i fshatit Shishtavec, Mehmet Bala kërkon ndërhyrje të menjëhershme pasi gjatë dimrit banoret rrezikojnë të izolohen.
 
Mehmet Bala: “Rruga është shumë e shkatërruar. Janë 6-7 mijë banorë që kalojnë në këtë rrugë. Kërkojmë nga Qeveria,Bashkia dhe Qarku që të ndërhyjnë menjëherë sepse jemi në prag të dimrit. Dimri në këtë zonë është shumë i ashpër. Mos të kërkojmë atëherë kur të na ndodh diçka,një sëmundje,një urgjencë, problem. Kemi njerëz hallexhinjtë, të varfër. Kemi pleq që kanë ngelur vetëm. Rruga është problematike,Rruga është e rrezikshme”.
 
Autoriteti rrugor shqiptar ka tenderuar mirëmbajtjen vetëm për segmentin e parë të këtij aksi prej 11 km, ndërsa 23 km janë lënë në mëshirë të fatit.
 
Rruga Kukës – Shishtavec lidh 14 fshatra me njeri-tjetrin, si dhe me Kukësin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat