“Fundi i Marrëzisë”, Tabaku: Pastrim parash përmes lojërave të fatit

Shqipëria

“Fundi i Marrëzisë”, Tabaku: Pastrim parash përmes lojërave të fatit

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 11:51
Foto e postuar nga Jorida Tabaku, në statusin e saj

Një ditë pasi mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë vendosi t’i kërkojë Parlamentit rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojërat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje se në 5 vitet e PS ndryshe nga sa u premtua, lojërat e fatit janë favorizuar.

Për Tabakun, ulja e taksimit të pikave të bastit dhe lojërave të fatit nga 23% në 15%, vjen pasi Qeveria Rama siç shumë e kanë të qartë është skllave e krimit të organizuar dhe pastruesve të parave.

“E meqënëse djalli qëndron në detaje, shembulli më i qartë se pse sot qeveria, krimi, pronarët e lojërave te fatit janë një është pastrimi parave që shpjegon rritjen e numrit të pikave të basteve. Kjo nuk mund te kish ndodhur pa mbështetje, bashkëpunim e inkurajim nga niveli më i larte, pra kryeministri Rama tek ai më i ulëti”, shprehet ajo, teksa vë në dukje shtimin e pikave të basteve ndër vite. “Nga gjoja aksioni “Fund i Marrëzisë” e deri më sot pikat e lojërave të fatit dhe basteve sportive janë më shumë se shumëfishuar. Në kohën e qeverisë së ‘keqe’ Berisha ishin 928 ndërsa në kohën e qeverisë së ‘mire’ Rama janë 4230, jo vetëm kaq por pikat pranë institucioneve shkollore, fetare dhe shtetërore janë shtuar si kërpudha pas shiut”.

Më tej ajo rikujton premtimet e ministrit Ahmetaj, i cili sipas saj: “Sot ka veshur pelerinën e luftëtarit të paepur kundër kazinove dhe basteve sportive se si argumentonte se ishte pro nismës së deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës për shtyrjen e ligjit të lojërave të fatit. Siç e mbaj mend zotimin e tij për aktet nënligjore që do të vinin brenda viti 2017 por që nuk erdhën kurrë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat