Fikja e sinjalit analog/ Reagon Rama, i tërheq ‘veshin’ AMA-s: Akses për këdo, më pas të fiket…

Shqipëria

Fikja e sinjalit analog/ Reagon Rama, i tërheq ‘veshin’ AMA-s: Akses për këdo, më pas të fiket…

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për të rindezur sinjalin e transmetimeve analoge, i cili u ndërpre dje.

Në një postim në Twitter, Rama përshëndet vendimin e AMA-s dhe thotë se, zbatimi i normës europiane duhet të bëhet pasi t’i sigurohet akses kujtdo në sistemin e ri.

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”,- shkruan kryeministri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat