Denoncimi i shqiptares zbuloi rrjetin e prostitucionit, 800 euro për atësinë e fëmijëve të prostitutave

Shqipëria

Denoncimi i shqiptares zbuloi rrjetin e prostitucionit, 800 euro për atësinë e fëmijëve të prostitutave

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Denoncimi i një të reje shqiptare solli nisjen hetimeve dhe zbulimin e një grupi prostitucioni në Piaçenca të Italisë.

Siç raportojnë mediat lokale, hetimet arritën të zbulonin se si dy italianë, një 63-vjeçar nga Kremona dhe një 48-vjeçar nga Milano, shisnin atësinë për ti lejuar fëmijëve të prostitutave shqiptare (me burra të tjerë) të fitonin shtetësinë italiane. E gjitha kjo kundrejt tarifës 800 euro.

Me këtë manovër, të dy italianët i lejuan nënave e fëmijëve të qëndronin “ligjërisht” në territorin e vendit fqinjë. Një plan pothuajse i përsosur, deri në denoncimin e gruas së re shqiptare, e cili vendosi t’i tregojë gjithçka policisë.

Ajo u tha agjentëve se kishte mbërritur në Piaçenca prej kohësh për të qenë pranë partnerit dhe babait të fëmijës, edhe ai shqiptar. Kur mbërriti në Itali, vajza e re ishte ende shtatzënë: ajo kishte shkuar në Piaçenca për të kërkuar punë.

Por gjërat shkuan ndryshe për vajzën, pasi partneri i saj e detyroi të ishte pjesë e një grupi prostitucioni që e drejtonte vetë. Gruaja, gjatë orëve kur nuk ishte e detyruar të qëndronte në rrugë, qëndronte “e veçuar” në shtëpinë e një prostitute tjetër shqiptare dhe monitorohej vazhdimisht.

“Çdo mbrëmje duhej të çoja në shtëpi së paku dyqind euro”, citohet shqiptarja nga media lokale “Il Piacenza”, plus një përqindje të performancës së përgjithshme, përndryshe nuk do ta lejonin të shihte fëmijën e saj.

Gruaja, pas lindjes, ka gjetur forcën për të denoncuar gjithë këtë çështje. Sipas hetuesve, të cilët e larguan nga shfrytëzuesit dhe e vendosën në një vend të sigurt. Një nga dy italianët, pas marrëveshjen e partnerit të shqiptares, kishte paraqitur në zyrën e gjendjes civile një dokument si babai i fëmijës.

Testi i ADN-së i kryer nga hetuesit zbuloi se fëmija nuk ishte e asnjë prej dy italianëve. Ndërkohë, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë zbuluar edhe një rast tjetër kur një prej tyre ka shitur atësinë.

Gruaja e re dhe partneri i saj u denoncuan gjithashtu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat