Idrizi braktis Ramën, indinjohet deputetja Elena Xhina: Nuk i përkas PDIU-së

Shqipëria

Idrizi braktis Ramën, indinjohet deputetja Elena Xhina: Nuk i përkas PDIU-së

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:50
Elena Xhina

Deputetja e Qarkut të Elbasanit, Elena Xhina e cila mori mandatin e lënë nga Bujar Muça nga listat e PDIU, mungoi sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU, ku u lançua largimi nga koalicioni me PS dhe kalimi në opozitë. Shpëtim Idrizi do negociojë me kryetarin e PD, Lulzim Basha marrëveshjen e koalicionit përpara zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Në një reagim për Report Tv, deputetja Xhina tha se nuk e konsideron veten deputete të PDIU. Ajo thotë se në Kuvendin e Shqipërisë vijon të jetë deputete e pavarur.

“Siç dhe e kam deklaruar unë jam totalisht e shkëputur nga PDIU dhe e kam klasifikuar veten si deputete të pavarur”- tha deputetja Elena Xhina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat