Bashkia e Tiranës 24 orë në punë, rehabiliton rrugën “3 Vëllezërit Kondi”

Shqipëria

Bashkia e Tiranës 24 orë në punë, rehabiliton rrugën “3 Vëllezërit Kondi”

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:41
Pamje nga punimet

Bashkia e Tiranës vazhdon rehabilitimin e rrugëve në çdo njësi administrative dhe lagje të kryeqytetit.

Pas shumë kantiereve të hapura në çdo bllok banimi, ekipi i mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës po punon në orë të vona të natës në rrugën “3 Vëllezërit Kondi”.

“Ekipi i mirëmbajtjes 24/7 në punë! Këtë herë ata u kujdesën për rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, duke i dhënë fund problemit gropave në rrugë”, shprehet bashkia Tiranë.

“Lëviz lirshëm në qytet” është motivi i bashkisë Tiranë, duke praktikuar shtrimin e rrugëve në orët e vona të natës për të mos penguar lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të ditës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat