“Vendi po shkon keq i dashur Azem! Krimi i organizuar ka kapur shtetin”

Shqipëria

“Vendi po shkon keq i dashur Azem! Krimi i organizuar ka kapur shtetin”

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:25
Azem Hajdari

Një nga figurat më të rëndësishme të PD ndër vite, Besnik Mustafaj, i ka dedikuar një letër imagjinare Azem Hajdarit, duke sjellë në mend të gjitha zhvillimet, për të cilat ai thotë se vendi çdo ditë po shkon edhe më keq. Mjaft i trishtuar, ai ka thënë se ëndrra për Shqipërinë si gjithë Evropa ka ngecur, dhe se krimi i organizuar ka kapur shtetin.

“Vendi po shkon keq i dashur Azem!” Me të tillë kushtim e ka nisur fjalën sot Besnik Mustafaj, në simpoziumin kushtuar liderit të demokracisë, Azem Hajdarit, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

“Ëndrra për Shqipërinë si gjithë Evropa ka ngecur”, tha më tej Mustafaj. “Krimi i organizuar figuron si federatë kartelesh. Krimi i organizuar ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi, një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991. Sot do t’i thosha Azemit se pasoi një vit i stuhishëm në ’91. Kësaj here dëshpërimi duket shumë i thellë.

Shqiptarët e kanë humbur shpresën në Atdheun e tyre, dhe duan të ikin jashtë. PD nuk është aty ku historia e kërkon, dhe ku do e donte Azemi. Ka shumë të rinj në moshën e Azemit, që i besojnë atij dhe frymëzohen nga ai”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat