Aksioni i policisë në Nikël, dalin emrat, ja kush janë 11 te arrestuarit

Shqipëria

Aksioni i policisë në Nikël, dalin emrat, ja kush janë 11 te arrestuarit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:47
Foto arkiv

Mes 11 të shoqëruarave në Krujë është edhe Durim Bami, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare po ashtu edhe politikën. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se janë shoqëruar Flamur dhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami (këta të dy vëllezër) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar, marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara, madje edhe spajpera. “BalkanWeb” mëson po ashtu se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat