Babai ‘monstër’ përdhunonte vajzën, rrëfimi i gjyshit për ngjarjen

Shqipëria

Babai ‘monstër’ përdhunonte vajzën, rrëfimi i gjyshit për ngjarjen

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:53
Pamje nga emisioni

E solli në jetë për t’i falur dashuri, por abuzoi me të në mënyrë më monstruoze.

Bëhet fjalë për Qirjako Nakucit, i cili për 16 vite me rradhë abuzoi seksualisht me të bijën, që në moshë të mitur. Historia dramatike e 25-vjeçares nga Tirana do të jetë sot në foks të emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Por historinë e abuzimit të vajzës nga ai që e solli në jetë është gjyshi i të resë, 81-vjeçari me inicialet M.SH. Ky i fundit pohoi se ngjarjen e rëndë e kishte mësuar nga televizori, ndërsa shtoi se nuk kishte qenë në dijeni të abuzimit, shkruan ‘BalkanWeb’.

Po ashtu i moshuari tha mes lotësh se nuk e kishte takuar vajzën, pasi ajo ishte në mbrojtje nga policia. Teksa i rikthehet pas historisë së martesës së vajzës së tij me ish-dhëndrin, i moshuari tregon se 61-vjeçari nuk kishte qenë kurrë i përgjegjshëm. Ai tha se pasi kishte përzënë dy fëmijët tek ish-gruaja, kishte mbajtur vetëm të madhen.

“Ngjarjen e mësova përmes televizorit. Jam akoma i shqetësuar dhe se kam marrë veten. (qan) E kuptova direkt që bëhej fjalë për mbesën time. Nuk e di se ku ndodhet mbesa ime. Di që e ka marrë në mbrojtjeje policia. Të tre fëmijët gjykata ia dha vajzës. Ky për të përfituar shtëpinë, i doli vajzës tek Stadiumi ‘Dinamo’ dhe e rrahu dhe i mori vajzën. Më pas i mori fëmijët që të përfitonte dhe shtëpi. 

Sa arriti këtë qëllim, dy fëmijët e tjerë i përzuri, dhe mbajti vajzën e madhe, se ajo i interesonte. Ai ia mori fëmijët me zor. Shkoi vajza që ta merrte gocën, dhe ai nuk ia dha. Në atë kohë vajza ka qenë 12-13 vjeçe. Vajza nuk vinte tek nëna, se nuk e linte. Gruaja ime ua çonte ushqimin tek banesa. Ajo i takonte fshehurazi motrën dhe vëllain, por nënën jo. Vajza ime e ka takuar fshehurazi çupën e saj. Para ca vitesh vajza e ka denoncuar në polici atë. Ai ishte i pasjellshëm dhe sillej keq me vajzën time. Ai vidhte dhe merrej me poshtërsira. 

Më kapi një njeri dhe më tha; më ka marrë dhëndri jot 18 mijë lekë. Ia dhashë unë lekët. S’jemi marrë kurrë vesh me të. Ushqimet ia çonim ne gati vajzës, se ai nuk u siguronte asgjë. Vajza ime kur e mori vesh u shqetësua shumë. Ajo tentoi të takonte vajzën, por ajo rri tek murgeshat. Mbesa ime kishte shoqëri vetëm me të atin. Dilnin dhe në orë të vona, madje dhe kur takoheshim në rrugë, s’më flisnin. Ajo rrinte në shtëpi, nuk punonte, rrinte nën kontrollin e tij”, tha i moshuari.

Historia:
Për 16 vite me radhë ajo heshti, por një ditë u gjend e dobët dhe tregoi historinë e saj të makthit. 61-vjeçari Qirajko Nakuçi u arrestua pas denoncimit që bëri e bija. Abuzimi ka vazhduar prej vitesh, që kur ajo ka qenë vetëm 9 vjeçe. Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babain. Qirjako Nakuçi, u divorcua me gruan në vitin 2002 dhe nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia, ndërsa fëmijët ai ia mori me forcë.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai 61-vjecar. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë. Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.

61-vjeçari që u arrestua mëngjesin e 30 gushtit fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Pasi ka pranuar incestin në moshë madhore me vajzën, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj. Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat