Forca Detare shqiptare ndihmon anijen gjermane

Shqipëria

Forca Detare shqiptare ndihmon anijen gjermane

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:15
Forca Detare shqiptare

Një anije gjermane me vela, me 4 persona në bord, u ndihmua të rimorkiohej në Portin e Durrësit nga anija “Briza” e Forcës Detare shqiptare, pasi kishte pësuar defekt në det të hapur.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes, anija turistike “Foxtrot” kishte pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe kërkoi ndihmë duke njoftuar Forcën Detare, pasi e kishte të pamundur lundrimin.

Anija shqiptare “Briza” kreu me sukses rimorkimin e anijes gjermane dhe 4 shtetasit në bordin e saj nuk paraqesin asnjë problem.

Gjatë operacionit në ndihmë të anijes gjermane asistuan edhe mjete detare të policisë kufitare, si dhe pilotazhit të Portit të Durrësit.

Forca Detare shqiptare, në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar në operacione të ndryshme të dhënies së ndihmës në det personave, por dhe mjeteve lundruese në rrezik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat