Basha takohet me Veselin: Jo ndarjes së Kosovës! Të forcohet uniteti politik

Shqipëria

Basha takohet me Veselin: Jo ndarjes së Kosovës! Të forcohet uniteti politik

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:17
Kadri Veseli dhe Lulzim Basha

Pak pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Ai theksoi se fokusi i bisedimit mes zyrtarëve ishte tek forcimi i unitetit të faktorit në Kosovë, Rajon por edhe në Tiranë. Po ashtu lideri i demokratëve nga selia e PD-së tha se duhet të respektohet parimi i moscënimit të kufijve.

“Kam kënaqësinë që të mirëpres sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Kemi pasur një bisedë të frytshme të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Theksi në këtë kohë sfidash për Kosovën dhe rajonin është uniteti. Por edhe bashkimi i faktorit të Kosovës por dhe të Tiranës, për të’i shërbyer interesit kombëtar, interesit të popullit të Kosovës që është sovrani.

Duhet parimi i pacenueshmërisë se kufijve, dhe përcaktimi i qartë i Kosovës si anëtare në NATO dhe në BE, rruga e të cilës kalon përmes reformave. PD ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Kosovës dhe Shqipërisë në funksion të normalizimit të dy vendeve”,- tha Basha.

Parimi i pandryshueshmërisë së kufinjve dhe integritetit territorial të Kosovës është shumë I rëndësishëm.

PD mbështet fuqimisht dialogun me Serbinë në funksion të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njohjes reciproke si themelore për anëtarësimin në BE.

Ky dialog mund të bazohet vetëm mbi realitetin dhe jo mbi të shkuarën.

Është e rrezikshme që të rihapen këto kapituj të mbyllur.

Forcat politike në Kosovë duhet të jenë bashkë për të zmbrapsur cdo tentativë kundër atyre që janë arritur deri tani.

PD mbështet të gjithë faktorët politikë në Kosovë që të jenë të bashkuar për tu shërbyer këtyre objektivave.

Veseli tha se ajo cfarë i duhet Kosovës sot është konsensusi kombëtar.

Ne shkojmë në dialog me Serbinë me një synim të qartë nacional që është pranimi I Kosovës në OKB dhe integrimi I saj në BE dhe NATO.

Kosova është vend Sovran me territorin e vet.

Ne kërkojmë që edhe për vëllezërit tanë në Luginën e Preshevës të përdoren standartet që Kosova ka për minoritetin serb në Kosovë.

Ndërkohë, Veseli pohoi në fjalën e tij se Kosova nuk ka si qëllim që të marrë kufijtë nga të tjerët, ndërsa shtoi se shumë prej qytetarëve të saj do të kenë brenga.

“Sot patëm takime me përfaqësues të lartë të shtetit. Duhet sa më shpejt platforma kombëtarë, për dialogun me Serbinë. Vullneti i qytetarëve është Kosova të pranohet në OKB, e të ecë në rrugëtimin drejt BE e NATO, të ketë raporte të mira me fqinjët.

Qëndrimet janë të qarta dhe ne duhet të punojmë bashkërisht. Partitë në Shqipëri janë përkrahësit më të mëdha të shtetit tonë, Kjo është e ardhmja jonë, një Ballkan stabili, i integruar ku jetohet në fqinjësi të mirë, pa hyrë në punët e njëra tjetrës.

Kosova nuk do të marrë nga të tjerët, është shtet sovran dhe do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve kudo që janë. Punojmë për stabilitetin rajonal, nuk kemi pretendime ndaj asnjë shteti, por kemi brenga për qytetarët tanë. As abetaret nuk lejohet të futen në shtetin serb”,- tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat