Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, antidoti për radikalizmin fetar në Evropë

Shqipëria

Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, antidoti për radikalizmin fetar në Evropë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 16:16
Ervin Bushat

Shqipëria ofron një model harmonie fetare për të shëruar radikalizmin fetar, një nga sëmundjet më të rrezikshme të kontinentit evropian dhe BE-së, në këto kohë sfidash integrimi dhe bashkëjetese.

Kështu e ka nisur fjalën e tij deputeti socialist, Ervin Bushati, mbajtur në Komitetin e Politikës dhe Demokracisë, në Këshillin e Evropës, në Paris.

Për Bushatin, modeli i bashkëjetesës fetare në Shqipëri është antidoti për sëmundjen evropiane, ku radikalizmi fetar dukshëm mbetet një nga problemet më të mëdha të Evropës.

“Shqipëria është krenare të ofrojë në Evropë harmoni e marrëdhënie ndërfetare, si një kapital i vlerave më të mira njerëzore në shoqërinë tonë. Marrëdhëniet mes feve të ndryshme nuk janë thjesht bashkëjetesë, por një model që vlen edhe më shumë sot, në realitetin e ri dhe sfidat që po përballet Bashkimi Evropian në integrimin e qytetarëve me besime të ndryshme fetare”, tha Bushati.

Për Bushatin, harmonia fetare në mjaft raste vihet në rrezik në rast se ajo financohet politikisht, duke sjellë kështu si pasojë terrorizmin fetar i cili vitet e fundit është një nga sëmundjet më të mëdha evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat