“Do të ketë surpriza”…çfarë po paralajmëron Monika Kryemadhi?

Shqipëria

“Do të ketë surpriza”…çfarë po paralajmëron Monika Kryemadhi?

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:04
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Monika Kryemadhi ishte sot krah Lulzim Bashës në mbledhjen e radhës të opozitës, të mbajtur në Durrës.

Basha foli për shumëcka në fillim të takimit duke u fokusuar tek vetingu në politikë dhe lidhjet sipas tij të qeverisë me krimin.

Pas takimit edhe Kryemadhi kishte një mesazh për mediat duke u fokusuar tek aksioni I ardhshëm I opozitës, që sipas saj do të jetë surprizues.

“Axhenda e opozitës do të jetë e pabesueshme, jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët. Do të jetë axhendë shumë surprizuese…”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat