Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim me gazetarët menjëherë pas përfundimit të tryezës së jashtëzakonshme të opozitës së bashkuar që u zhvillua në Durrës.
Zonja Kryemadhi tha se Vettingu ndaj politikanëve ndan krimin nga politika.
Gjithë opozita po konsolidohet më shumë, parti të tjera po I shtohen frontit kombëtar opozitar.
Aksioni opozitar është I qartë dhe nuk do ndalet.
Do presim nëse Edi Rama do jetë pro apo kundër vettingut.
Axhenda e opoitës do jetë shumë active.
Në përgjigje të komenteve të kreut të grupit parlamentar socialist ndaj draftit të opozitës, Kryemadhi u shpreh se “ Tojota Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Opozita nuk ka frikë nga vetingu por ata që merren me tojota yaris”.
Më tej ajo tha se Çlirimi nga krimi është emergjencë kombëtare. Parlamenti është I grabitur nga bandat.
Kryemadhi u shpreh se Opozita do ketë një axhendë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Ramës por edhe për ju gazetarët.