“Babë Dudë Karbunara”, shkolla e rrënuar

Shqipëria

“Babë Dudë Karbunara”, shkolla e rrënuar

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:41

Ajo është një nga shkollat më të rëndësishme të Beratit, jo vetëm sepse mban emrin e mësuesit të madh dhe një prej firmëtarëve të aktit të Pavarisë, por ndër vite ka nxjerrë nxënësit më të mirë në të gjithë vendin.

Por, godina e shkollës “Babë Dudë Karbunara” po rrënohet nga dita në ditë. 1000 nxënës çdo vit mësojnë në bankat e kësaj shkolle, ku pikon çatia, lagështia është prezente kudo dhe tualetet nuk funksionojnë.

Drejtori i shkollës, Llazar Palla shprehet se shkolla nuk është gati për këtë vit të ri: “Ambientet e klasave të katit të tretë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar nga lagështia dhe myku. Biblioteka e shkollës sonë është në gjendje kritike, edhe librat vijnë era myk. Në banjot e katit të parë ka probleme. Tualetet bllokohen dhe uji del nëpër korridore”.

Burime nga bashkia thonë se për riparimin e kësaj shkolle priten fonde nga qeveria, të cilat janë premtuar që vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat