Pagesa në Rrugën e Kombit; “Për banorët e Kukësit u zgjidh me marrëveshje”

Shqipëria

Pagesa në Rrugën e Kombit; “Për banorët e Kukësit u zgjidh me marrëveshje”

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 20:28
Pika kufitare

Pak ditë para rifillimit të kalimit me pagesë në Rrugën e Kombit, drejtuesit e këshillit bashkiak të Kukësit thonë se kjo çështje nuk do jetë më pjesë e diskutimit në këshill pasi ajo u zgjidh me marrëveshjen me qeverinë.

Negociatat për vendosjen e një tarife të reduktuar për banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, nisën pas protestës së dhunshme në pikën e pagesës në muajin mars ku u shkatërruan sportelet pak ditë pasi nisën të funksiononin për mbledhjen e taksës prej 5 euro.

Kalimi me pagese do nise te hënën. Banorët e Kukësit do të paguajnë 100 lekë për një drejtim, me të varfrit nuk do paguajnë, ndërsa për udhëtarët e tjerë tarifa do të jetë e njëjta 5 euro apo 660 leke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat