Bushati thirrje shqiptarëve për referendumin në Maqedoni

Shqipëria

Bushati thirrje shqiptarëve për referendumin në Maqedoni

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:04
Ditmir Bushati

Mesazhi që i vjen nga shteti amë shqiptarëve të Maqedonisë për votën në referendumin e 30 Shtatorit, është i qartë, por për ata që nuk e kuptuan, ministri Ditmir Bushati e përsëriti në ditën e dytë të vizitës së tij, pas takimit me homologun, Nikola Dimitrov.

Kreu i diplomacisë shqiptare tha se pret me padurim zbatimin e ligjit të gjuhëve në Maqedoni. Të dy homologët diskutuan për situatën në rajon, dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, Greqinë.

Më herët, ministri Bushati u takua me kryeparlamentarin Talat Xhaferri dhe zv/Kryeministrin Bujar Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat