Surprizon Donald Lu, shkon me çorape me peshq te Sokol Balla

Shqipëria

Surprizon Donald Lu, shkon me çorape me peshq te Sokol Balla

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 23:45
Donald Lu

Intervistën e fundit në Shqipëri ambasadori Donald Lu ka zgjedhur ta japë për gazetarin Sokol Balla. Sonte ai ka zgjedhur të japë një simbol të fortë, duke zgjedhur të veshë një palë çorape me peshq.

“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune”, tha Donald Lu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat