Meta vizitë në Napoli: Miqësi shekullore, që në kohën e Skënderbeut

Shqipëria

Meta vizitë në Napoli: Miqësi shekullore, që në kohën e Skënderbeut

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:50
Presidenti i Republikës së Shqipërisë ??Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Napoli të Italisë, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Luigi de Magistris

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ??Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Napoli të Italisë, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Luigi de Magistris.

Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Bashkisë së Napolit, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Napolit dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën ekonomike, turizmit dhe të kulturës.

"Kënaqësi të vizitoj Napolin dhe të takoj kryebashkiakun, Luigi de Magistris. Një miqësi në shekuj që nga koha e heroit tonë kombëtar Skënderbeu. Mirëpresim kryetarin de Magistris të vizitojë Shqipërinë,"-shkruan Presidenti ne profilin e tij ne Facebook.

Meta nënvizoi gjithashtu lidhjet e forta të miqësisë në shekuj mes Napolit dhe popullit shqiptar, një miqësi që siç u shpreh, daton që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. 

Kreu i shtetit shqiptar  ftoi Kryetarin e Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, ftesa e cila u mirëprit prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat