Artan Hoxha: “Të fortët” e Laçit janë bërë biznesmenë dhe politikanë

Shqipëria

Artan Hoxha: “Të fortët” e Laçit janë bërë biznesmenë dhe politikanë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 22:55
Artan Hoxha

I ftuari i tretë i kësaj puntate të emisionit “Provokacija” të gazetarit Mustafa Nano ishte Artan Hoxha, gazetar në kronikën e zezë. Si i sheh Hoxha ngjarjet e fundit që ndodhën me kolegët e tij, vështirësitë me të cilat përballen reporterët e kronikës së zezë në terren?

Diskutimi u nis më kërcënimin me armë të gazetarit të kronikës Julian Shota në Laç dhe rëndësinë e kësaj ngjarje, pasi gazetari në fjalë ishte një reporter i thjeshtë sepse askush nga forcat politike nuk kishte interes të mbronte atë.

“Rasti i Laçit është tipik i një personi i cili nuk ia bën syri tërr dhe të ve pistoletën në kokë. Nuk ka patur asnjë lloj bisedimi me gazetarin, i është marrë targa edhe i është bërë me dije se “të pashë” dhe ishte i identifikuar nga personi që u kërcënua.”

Ai u shpreh se në këtë qytet është e rrezikshme të jesh korrespondent, në Laç nuk ka gazetarë të tillë pasi askush nuk guxon ta bëjë atë. Kjo ndodh pasi për shumë elemente, si psh mënyra se si është formuar Laçi si qytet, dobësia e instuticioneve dhe prezenca e personave me precedent penal, të cilët kanë aktivitet jashtë Shqipërisë. 

Sipas gazetarit Hoxha, “të fortët” e Laçit nuk dalin që të flasin për bëmat e këtij qyteti sepse disa prej tyre janë bërë biznesmenë dhe kështu dëmtojnë biznesin e tyre, ndërsa të tjerë janë futur në politikë. Ndërsa për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala ai u shpreh se ka shumë dyshime, pasi në çdo lloj rrethane ajo mbetet ngjarje e rëndë.

“Lajmin e kësaj ngjarje e kam publikuar unë i pari rreth mesditës, pasi kam pritur 4 orë që të dilte në media dhe nuk e ka patur asnjë media. E dija që në mëngjes që kishte ndodhur, lashë kohën e duhur që prokuroria të hetonte. Nësë duhet zbuluar motivi duhet të zbulosh autorin në fillim. Pse duhet që ata të qëllonin shtëpinë e prindërve të Klodianës? Ose kjo do ta ketë bërë këtë sepse kjo do të dojë të marri azil, gjë që ka ndodhur në shumë raste. Ose mund të ketë qënë për vëllain e saj që punon në burgun e Fushë Krujës.”

Me guxim dhe nota sarkastike Hoxha u shpreh se nëse nuk e kërcënojnë në punë shqetësohet sepse nuk po bën një punë të mirë.

“Unë jam kërcënuar live në studio nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri, del në studio live dhe më thotë “ti je vrasës” “ti ke vrarë njeriun që unë kam vajtur dhe kam denoncuar për kultivimin e narkotikëve” ose më thotë që jam bërë palë me filan bandë sepse ajo është me qeverinë. Nëse një bandë është me qeverinë, kjo tjetra qënka me opozitën… Nëse krimi parcelizohet kështu ku vemi? Unë mendoj që rasti i Klodianës ishte rasti tipik për të përmirësuar kushtet dhe mendoj që gjasat për tu zbardhur janë, vetëm vullneti vihet në dyshim. Në qoftë se drejtuesit e larte të policisë së shtetit e kërkojnë me patjetër zbulimin e kësaj ngjarje nuk ka gjë që nuk zgjidhet.”

Së fundmi, në lidhje më forcat e policisë nën drejtimin e ministrit Fatmir Xhafa ai tregoi se janë ndryshe nga policia e ish ministrit Tahirit pasi ata gjenden në mes të procesit të Vettingut dhe ndjehen të pasigurt për punën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat