Mesazh nga Lu: Demokracia bashkon amerikanë e shqiptarë

Shqipëria

Mesazh nga Lu: Demokracia bashkon amerikanë e shqiptarë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:19
Donald Lu

E ndajnë vetëm pak ditë nga largimi nga vendi ynë dhe Donald Lu ka zhvilluar shumë prej takimeve më liderët kryesorë të politikës për t’iu dhënë lamtumirën, ndërsa sot ka zgjedhur të japë mesazhin e fundit për demokracinë.

Në një shënim në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në “Facebook”, Lu shpjegon demokracinë dhe faktin se ajo arrihet me sakrifica.

Sipas Lu-së është një rrugë e mbushur me përplasje e polemika, por ambasadori thekson se ja vlen ta arrish demokracinë, pasi na garanton liritë tona themelore.

“Sot është #DitaNdërkombëtareEDemokracisë. Çfarë do të thotë demokraci për ju? Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat