Aksion i madh i pastrimi në Tiranë, qindra vullnetarë i bashkohen ndërmarrjeve të Bashkisë

Shqipëria

Aksion i madh i pastrimi në Tiranë, qindra vullnetarë i bashkohen ndërmarrjeve të Bashkisë

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:03
Pamje nga aksioni

Aksioni i pastrimit te Tiranes, i lajmëruar dje edhe nga kryebashkiaku Veliaj, ka nisur që në orët e para të mëngjesit në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit. Aksioni është mbështetur nga qindra vullnetarë dhe qytetarë të Tiranës.

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të pastrimit të kryeqytetit kanë filluar largimin e inerteve, por edhe të mbetjeve të tjera të ngurta si mobilie, goma, hekurishte.

Një punë të mirë kanë bërë edhe administratorët e njësive bashkiake si dhe vullnetarët  të cilët kanë kontribuar në heqjen e qeseve dhe të plehrave duke përmirësuar jo vetëm anën estetike të zonës së tyre, por mbi të gjitha duke përmirësuar edhe jetesën e gjithë komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat