Alibeaj: Kompania e bixhozit të vëllait të ministrit dhjetëfishoi të ardhurat

Shqipëria

Alibeaj: Kompania e bixhozit të vëllait të ministrit dhjetëfishoi të ardhurat

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:35
Enkelejd Alibeja

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeja tha sot se “kompania e bixhozit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, dhjetëfishoi të ardhurat nga 1 milionë euro në 10 milionë euro”.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se gjatë kësaj qeverisje, numri i kompanive të licensuara për bastet u përqendrua në 3 duar.

“Shqiptarët duhet të dinë se 1 nga 3 kompanitë më të fuqishme të basteve në Shqipëri zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, i dënuar në itali për trafik ndërkombëtar droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar . Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve në vesin më shkatërrues për familjet janë të zotëruara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Minitrit të Brendshëm”, tha Alibeja.

“I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të tjerë të bandës, të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj, ia ka dalë që, menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait  Fatmir Xhafaj, të zgjerojë aktivitetin e kompanisë së basteve me shtimin e 2176 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë.  Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve”, tha deputetit demokrat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat