Këshilli i Evropës: Shqipëria ka mbetur mbrapa me të drejtat për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara

Shqipëria

Këshilli i Evropës: Shqipëria ka mbetur mbrapa me të drejtat për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:44
Këshilli i Evropës

Raporti i fundit i Këshillit Evropian për të drejtat e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar, nuk e ka nxjerrë mirë Shqipërinë.

“Mbrojtja e fëmijëve dhe përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri është përmirësuar por autoritetet duhet ende të adresojnë mangësitë ekzistuese” ka thënë Komisioneria për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic.

Sipas saj një problem që duhet ta shqetësojë qeverinë shqiptare është se 700 fëmijë jetojnë në institucionet të për kujdesit, ndonjëherë për kohë të gjatë, pa ndonjë shpresë se mund të largohen nga aty para se të bëhen adoleshentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat