Papa Françesku pret të hënën Presidentin shqiptar Ilir Meta

Shqipëria

Papa Françesku pret të hënën Presidentin shqiptar Ilir Meta

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:06
Ilir Meta

Papa Françesku pret të hënën presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, në Vatikan. Sipas Zyrës së Shtypit pranë Selisë së Shenjtë, nuk ka shumë detaje për takimin.

Por Agjencia Katolike e Lajmeve shkruan se mund të diskutohet për rolin e Kishës katolike në Shqipëri, por edhe për situatën në Kosovë dhe bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Mes të tjerash, me Papa Françeskun mund të diskutohet edhe për situatën e krijuar në Itali si pasojë e fluksit të emigrantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat