Kokëdhima: Ja çfarë fshihet pas Air Albania

Shqipëria

Kokëdhima: Ja çfarë fshihet pas Air Albania

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 19:16
Koço Kokëdhima

I ftuar në studion e lajmeve të Syri kreu i Lëvizjes Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka folur në lidhje me investimin e fundit në Shqipëri, Air Albani.

Sipas Kokëdhimës pas patriotizmit të Edi Ramës dhe miqve të tij, fshihet një aferë e madhe korruptive.

‘Ne jemi dakord me çdo investim në Shqipëri. Por nuk jemi dakord me këtë shtirje të Ramës që ka kaq ditë që na shet këtë produkt. Ne mendojmë se ky është një mashtrim i madh, duke mos paragjykuar fare të mirat që mund të sjellë një investim në këtë fushë. Ne duhet të shohim nëse ky preket do të ndikojë në uljen e çmimeve të cilat ne i kemi më ta lartë në Evropë. Ky projekt që na trumbeton me të madhe zoti Rama do uli kostot. Ky projekt mund të jetë një mbulesë për të ashtuquajtur projekt i Vlorës, i cili fsheh një faturë shumë të rëndë për shqiptarët. Me aeroportin e Vlorës do ti vidhen popullit shqiptar 100 milionë euro. Unë dyshoj se gjithë kjo zhurma patriotike që po bëhet se medemek do sjell një revolucion në fluturimet e shqiptarëve, është një zhurmë propagandistike, për të mbuluar korrupsionin e qeverisë’, tha Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat