Kokëdhima: Atë që bëri Rama do ta kishte zili dhe Eskobari!

Shqipëria

Kokëdhima: Atë që bëri Rama do ta kishte zili dhe Eskobari!

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 20:42
Koço Kokëdhima

Kreu i ‘Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka bërë sërish thirrje që qeveria shqiptare të legalizojë kanabisin

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Kokëdhima tha se atë që bëri Rama në Shqipëri me kartelet e drogës do ta kishte zili edhe vetë Eskobari. Ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të marrë shembull vendet fqinje për legalizimin e ekonomisë së kanabisit.

‘Do ta kishte zili edhe Eskobari këtë lloj karteli që zhvilloi Edi Rama dhe Rilindja në Shqipëri. Zgjidhja ka një tjetër problem, sepse Shqipërisë ju hoq mundësia për të ndërtuar ekonominë legale të kanabisit. Gjithë bota po e zhvillon këtë lloj ekonomie, duke e legalizuar dhe po e zhvillon me ritme të shpejta,. Tregu i kanabisit është një nga tregjet më të përhapura në botë. Edhe fqinjët tanë po zhvillojnë ekonominë e kanabisit. Rama dhe Tahiri udhëhoqën një kartel të madh droge duke përfituar miliona euro ilegalisht, të cilat tashmë janë në dorë të tyre. Nëse nuk bëhet legalizimi i kanabisit dhe nëse brenda këtij viti nuk zhvillohet më kjo ekonomi, atëherë nuk ka për tu zhvilluar më. Duhet të prodhojmë patjetër, alkoolëra, çokollata, ushqime, duhet të prodhojmë gjithçka nga kanabisi’, deklaroi Kokëdhima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat