Sot jepen masat e sigurisë për 5 të ‘fortët’ e Niklës, blindohet gjykata e Krujës

Shqipëria

Sot jepen masat e sigurisë për 5 të ‘fortët’ e Niklës, blindohet gjykata e Krujës

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:02
Foto nga ambientet para gjykatës së Krujës

Ditën e sotme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, do të japë masat e sigurisë për 5 të ndaluarit e Niklës.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që në ambientet e gjykatës ndodhen sakaq, forca të shumta policore.

5 të ndaluarit, Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton nga Kruja se prokuroria e Krujës kërkon arrest me burg për 5 të ndaluarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat