Basha publikon videon e re: Rama dhe Xhafaj, padrinot e kumarit

Shqipëria

Basha publikon videon e re: Rama dhe Xhafaj, padrinot e kumarit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:14
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një video ku tregon sipas tij se, pse industria e bixhozit u shumëfishua gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Teksa sulmon qeverinë, lideri i PD-së thekson se Rama dhe Xhafa janë padrinot e bixhozit në Shqipëri.

Po ashtu Basha nënvizon faktin se operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ nuk i mbylli lojërat e fatit, por ky biznes u rrit me 4 herë.

Lideri i PD nuk kursen me akuza edhe vëllain e kryeministrit, po ashtu edhe atë të ministrit Xhafaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat