I dënuar me 6 vite burg, arrestohet Edison Bega

Shqipëria

I dënuar me 6 vite burg, arrestohet Edison Bega

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Policia e Kucovës vuri në pranga një person, pasi akuzohet për pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatat kriminale.

I arrestuari është Edison Bega.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale "Pjesmarrje në organizata kriminale" si dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

Njoftimi i policisë:

Vijon plani i masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim

Kapet një shtetas i dënuar me 6 vjet burg

Në zbatim të Planit të masave për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Edison Bega banues në Kuçovë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Penal Nr 159 datë 14.04.2016,  e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas ka qënë i dënuar dhe nga Gjykata e Apelit Për Krimet e Renda Torino në vitin 2008, për veprën penale "Pjesmarrje në organizata kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat