Një ditë pas inagurimit të linjës ajrore “Air Albania’, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi lidhur me vendosjen e emrave të poetëve kombëtarë në avionët e kësaj linje shqiptare.
Kryemadhi thotë se më herët nga sa kryeministri Edi Rama lançoi vënien e emrave në këta avionë, këtë nismë e ka sjellë si risi kompania norvegjeze “Norwegian Air Shuttle”.
Norwegian Air Shuttle’ për te cilën thekson se kjo kompani ka sjelle risinë e vendosjes se emrave te avionëve në respekt të heronjve dhe shkrimtareve të Norvegjisë.
“Norwegian Air Shuttle e kanë bërë më parë, në respekt të heronjve, shkrimtarëve të tyre. Ps. Ky edhe kopjacin s’e bën mirë”, ka shkruar Kryemadhi.
Dje Rama, inaguroi linjën ajrore "Air Albania", ku avioni i parë mbante emrin e poetit Lasgush Poradeci.