Basha: Rama vetëm, bashkimi i opozitës kundër qeverisë së krimit

Shqipëria

Basha: Rama vetëm, bashkimi i opozitës kundër qeverisë së krimit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:06
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur mesditën e sotme se të gjithë do të bashkohen me opozitën kundër qeverisë së lidhur me krimin, të drejtuar nga Edi Rama.

Deklarata e kreut të PD-së është bërë pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me PDIU-në.

Basha dhe Shpëtim Idrizi nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunim opozitar.

‘Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit.

Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare.

Të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave.

Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika.

PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë’, -tha Basha.

‘Froni i bashkuar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës. PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore.

Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, por është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe rracionalisht në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ’, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat