Meta nesër vizitë në Vatikan: Papa Francesku mbështetës i madh i Shqipërisë

Shqipëria

Meta nesër vizitë në Vatikan: Papa Francesku mbështetës i madh i Shqipërisë

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:13
Ilir Meta dhe Papa Françesku

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Meta nesër vizitë në Vatikan: Papa Francesku mbështetës i madh i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të pritet në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Lidhur me këtë takim, Presidenti Meta ka folur sot edhe për prestigjozen italiane "Il Messaggero". I pyetur se çfarë pret nga kjo vizitë në Vatikan, Meta është përgjigjur se : 

"Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat