Udhëtimi i parë i Air Albania, studentët e ekselencës përvojë mbresëlënëse

Shqipëria

Udhëtimi i parë i Air Albania, studentët e ekselencës përvojë mbresëlënëse

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:09
Air Albania dhe studentët

Mbi 70 maturantë dhe studentë të ekselencës udhëtuan të shtunën drejt Stambollit duke qenë ata të parët që inauguruan linjën shqiptare “Air Albania”. Në nisje të këtij udhëtimi, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla  i uruan ata për një fluturim të mbarë, duke i cilësuar ogurin e mirë të një linje të re shqiptare që do të prekë qiejt duke zgjeruar aktivitetin e saj.

Të rinjtë pas një udhëtim komod kanë mbërritur në aeroportin e Stambollit ku janë pritur nga përfaqësues të kompanisë “Turkish Airline”. Guidat profesionale shoqëruan të rinjtë shqiptarë drejt zonës së vjetër të këtij qyteti duke i njohur me historikun e tij dhe vlerat që mbart në shekuj.

Një vizitë turistike me anije në ngushticën e Bosforit ishte një nga destinacionet e cila ngjalli më shumë interes ndër të rinjtë të cilët jo vetëm shijuan pamjen e mrekullueshme mbi detin Marmara por panë nga afër edhe urat e famshme që lidhin dy kontinentet, atë të Europës me Azinë.

Lundrimi për disa orë mbi detin Marmara përmbylli kështu edhe vizitën njëditore të të rinjve shqiptarë me linjën e parë ajrore shqiptare “Air Albania”. Pasi avioni me flamurin kombëtar preku sërish tokën shqiptare në mbrëmje, maturantët dhe studentët e ekselencës folën edhe për përshtypjet e para duke e cilësuar këtë udhëtim një eksperiencë të jashtëzakonshme, pasi u ndjenw të vlerësuar që ishin ata pasagjerët e parë me një markë shqiptare në fushën e aviacionit shqiptar.

Udhëtimi Kuqezi për të rinjtë ishte një vlerësim ndaj dhe uruan jetëgjatësi për “Air Albania” përreth globit dhe vlerësuan që shqiptarët do të udhëtojnë në vijim nën logon kuq e zi.

Pjesë e grupit shoqërues ishte edhe zëvendësministri i Arsimit, Shpat Kolgega i cili deklaroi se kjo është dita më e bukur e aviacionit shqiptar. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat