PD jep alarmin për shkollat/ Tabloja është tragjike

Shqipëria

PD jep alarmin për shkollat/ Tabloja është tragjike

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Partia Demokratike prej kohësh ka denoncuar mbylljen e shkollave në qarqe të ndryshme të vendit.

Sot deputeti demokrat, Tritan Shehu në një postim në rrjetet sociale shkruan se në qarkun e Gjirokastrës janë mbyllur 18 institucione shkollore, kryesisht në zona të thella dhe jo shumë të banuara nga popullsia.

Më tej ai shkruan se mbyllja e shkollave çon në mosfrekuentimin e saj nga nxënësit kjo për shkak të kushteve ekonomike, infrastrukturës, ndërsa ka shtuar se duke kujtuar edhe eksodin e popullsisë tabloja bëhet edhe më tragjike.

Postimi i plotë:

Ne Qarkun e Gjirokastres sot fillon mesimi me 18 shkolla me pak!
Tragjike kjo!

Nga keto 9 jane mbyllur ne Tepelene, 6 Permet e 3 ne Gjirokaster.
Mbyllja e shkollave me largimin e tyre nga vend banimi i nxenesit, eshte nje nga faktoret qe thellon mos frekuentimin e rregullte, braktisjen, mos mbarevajtjen mesimore nga nxenesit.
Kjo vecanerisht manifestohet ne nje realitet ku infrastruktura mungon apo eshte larg standarteve, transporti eshte ai qe dihet, kostot e tij jane te larta per ekonomite e varfera te banoreve.

Ne keto kushte kur nuk eshte parashikuar as edhe nje mbulese financiare per transportin, ushqimin e nxenesve larg shtepive, ndonje organizim i pershtatshem publik per keto etj, nxenesi dhe mesimi largohen se tepermi prej njeri tjetrit, me pasoja te thella negative.
Po te shtoj ketu edhe uljen e numerit te nxenesve nga eksodet masive te popullesise, si pasoje e gjendjes se mjeruar te familjeve ne fshatrat e ketij Qarku, tabloja behet tragjike, por e perputheshme me kete realitet te “epokes Rilindase”.

Kjo eshte e verteta me te cilen po perballen femije, nxenes, te rritur, familje….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat