Tarifa për Rrugën e Kombit, Rama: Çdo qindarkë, në investim

Shqipëria

Tarifa për Rrugën e Kombit, Rama: Çdo qindarkë, në investim

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:02
Ilustrim

Nga dita e sotme nisën pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit, ku për qytetarët e Kukësit është caktuar një tarifë e reduktuar.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar që më herët një video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm nga kalimi në sportelet e Rrugës së kombit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Ndërkohë, Kryeministri Rama reagoi duke falenderuar qytetarët e Kukësit për mirëkuptimin. Rama kërkoi ndjesë për shqetësimet, ndërsa tha se çdo qindrakë do të kthehet në investim.

“Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Ndjesë për shqetësimin e krijuar, do të bëjmë gjithçka që çdo qindrakë për rrugën të kthehet në investim. Kukësi do të bëhet shpejt me aeroport e do të ketë më shumë investime”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat