Tërmet Peçi hedh “shashkën” e radhës:Kritika nga Rama? As numrin nuk ia kam

Shqipëria

Tërmet Peçi hedh “shashkën” e radhës:Kritika nga Rama? As numrin nuk ia kam

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:41
Tërmet Peçi

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, hedh shashkën e radhës pas akuzave që vinin drejtëpërdrejt nga ana e Partisë Demokratike. Një video virale i shkatërroi imazhin në kohë reale, e kaq mjaftoi që të djathtët ta kryqëzonin. Madje ‘hakmarrja’ shkonte më tej, teksa iu kërkua kryeministrit Rama që ta shkarkonte.

Por Peçi është shfaqur mjaft i qetë, e ndërsa ka mohuar që të jetë kritikuar nga ndonjë përfaqësues i PS, apo nga vetë kryeministri Rama.

I pyetur nëse është telefonuar nga ndonjë përfaqësues i Partisë Socialiste për “t’i tërhequr veshin”, apo nga vetë kryeministri Rama në lidhje me këtë ngjarje, Tërmet Peçi e mohon.

“Jo, jo, askush nuk më ka marrë. Ramës as numrin nuk ia kam, jo më të më këtë telefonuar për këtë”, ka thënë ai për “Shqiptarja.com”. Videoja ku ai së bashku me këngëtarin Golik, të grupit polifonik të Bënçës e shumë të tjerë këndonin: “Enver Hoxha kapedani legjendar, bëre Shqipërinë vigane”, ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, dhe jo vetëm.

Ai është surprizuar nga këto reagime, duke thënë se ajo nuk ishte një darkë e organizuar nga Bashkia. Sipas tij, në atë darkë nuk kishte asgjë zyrtare dhe se ai vetë ishte i ftuar nga miqtë për të marrë pjesë.

“Nuk është një darkë zyrtare, vërtetojeni këtë. Nëse gjeni edhe një dokument të vetëm që ishte një organizim nga Bashkia, mund të ma tregoni edhe mua. Pastaj ne i kemi kënduar komandantëve të luftës, nuk është për një person të veçantë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat