Mbi 2.4 milionë tonë mallra në 8 muaj në Portin e Durrësit

Shqipëria

Mbi 2.4 milionë tonë mallra në 8 muaj në Portin e Durrësit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:15
Durrësi

Gushti 2018, 7 për qind më shumë se sa i njëjti muaj i 2017.

Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti janë përpunuar 2.425.153 ton mallra me anije dhe tragete, ose 25 mijë ton më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Nga statistikat portuale mësohet se tragetet në 8 muajt e parë të vitit kanë transportuar nga/drejt Durrësit, Barit dhe Ankonës afro 570 mijë ton mallra të ndryshëm të ngarkuar në kamionë dhe trajlerë, duke shënuar një rritje prej 8 për qind krahasuar me 8-mujorin e vitit 2017. Pjesa tjetër është përpunuar në anijet tregtare me mallra, transmeton atsh.

Sektori i Statistikave në APD, bën me dije se vetëm gjatë muajit gusht janë përpunuar afro 300 mijë ton mallra, ose 7 për qind më shumë se sa në gushtin e vitit 2017.

Që nga fillimi i këtij viti në kalatat e portit më të madh të vendit janë përpunuar 372 anije tregtare dhe 689 tragete gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat