Eurot në “Toyota Yaris”, shtyhet seanca ndaj Klevi Likës. I riu habit me kërkesën e tij

Shqipëria

Eurot në “Toyota Yaris”, shtyhet seanca ndaj Klevi Likës. I riu habit me kërkesën e tij

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:05

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për shqyrtimin e kërkesës për liri të Klevi Likës, 18-vjeçari i arrestuar për 3.4 mln eurot e gjetura në 2 “Toyota” në Portin e Durrësit.

Krimet e Rënda nuk arritën të merrnin një vendim këtë të martë për shkak se në seancën mungoi prokurori i çështjes. Seanca është caktuar nesër në ora 09:00. Klevi Lika, i cili është nën arrest me burg, kërkon lirimin nga qelia me argumentin për të vazhduar shkollën.

Klevi Lika, i arrestuar për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në dy mjete “Toyota Yaris” në portin e Durrësit, ka kërkuar lirinë.

I riu para trupit gjykues është shprehur se dëshiron të vazhdojë shkollën, dhe për këtë arsyen e shikon të domosdoshme që të gëzojë lirinë, pasi pritet të nisë vitin e dytë të gjimnazit.

Avokati i të pandehurit Saimir Visha, ka paraqitur kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa Gjykata pritet të japë vendimin të martën e ardhshme.

Klevi Lika shoqëronte ngarkesën e automjeteve ku u gjetën dhe sekuestruan 3.4 mln euro.

Në lidhje me ngjarjen policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; i biri Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Kushërinjtë e shpallur në kërkim, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policisë janë porositës së ngarkesës me sasinë rekord të eurove, që u zbuluan në portin e Durrësit. Të dy rezultojnë pronarë biznesesh në Tiranë, por njëri prej tyre, Alfred Vladi, ka në pronësi edhe dy kompani që merren me dhënien e automjeteve me qira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat